ASK: Konsumi i energjisë elektrike në Kosovë u rrit për 10,74 për qind në shtator

17 nëntor 2026 | 13:15

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e energjisë për muajin shtator 2026, të cilat tregojnë rritje të konsumit dhe prodhimit të energjisë elektrike, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të ASK-së, konsumi i energjisë elektrike në shtator ishte 386.10 GWh, që paraqet rritje prej 10,74 për qind krahasuar me shtatorin e vitit 2025.

Ndërkaq, energjia elektrike bruto në dispozicion arriti në 467.69 GWh, me një rritje prej 4,42 për qind në raport me të njëjtin muaj të vitit paraprak.

Një rritje e theksuar është regjistruar edhe në prodhimin bruto të energjisë elektrike nga era dhe ajo solare, i cili arriti në 38.16 GWh, apo 96,23 për qind më shumë se në shtator të vitit 2025.

Sipas ASK-së, pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në konsumin e përgjithshëm ishte 11,20 për qind.

Sa i përket tregtisë së energjisë elektrike, importi gjatë shtatorit ishte 308.37 GWh, ndërsa eksporti arriti në 274.23 GWh, ku përfshihet edhe sasia e transmisionit.

Ndërkohë, prodhimi i thëngjillit gjatë këtij muaji ishte 509.853 mijë tonë, duke shënuar rënie prej 1,12 për qind krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar.

ASK ka bërë të ditur se publikimi përfshin edhe të dhëna për prodhimin dhe konsumin e energjentëve të tjerë, si dhe importin dhe eksportin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gjykata Speciale e  ka shpallur fajtor ish-presidentin e Kosovës, Hashim…