Ministri Hoti takon përfaqësuesit e pensionistëve, diskuton për nevojat dhe kërkesat e tyre
17 nëntor 2026
| 12:48
Ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka pritur në takim përfaqësuesit e Lidhjes së Organizatave Komunale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës të Kosovës, me të cilët ka diskutuar për nevojat, kërkesat dhe çështjet me interes për këto kategori.
Gjatë takimit, Hoti ka theksuar se Qeveria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në avancimin e të drejtave të pensionistëve, përmes ndryshimeve ligjore, rritjes së pensionit bazik nga 90 në 150 euro dhe mbështetjes së vazhdueshme financiare.
Ai ka ritheksuar përkushtimin për reformimin e sistemit pensional, me synimin e përmirësimit të pozitës së pensionistëve dhe avancimit të të drejtave të tyre.



