Bajrami: Çka ka ndryshuar në sektorin e energjisë prej vitit 2021, sa kapacitete gjeneruese janë ndërtuar?

17 nëntor 2026 | 10:48

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për mungesë të investimeve në sektorin e energjisë, duke ngritur pikëpyetje se sa kapacitete të reja gjeneruese janë ndërtuar që nga viti 2021.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka rikujtuar një shkrim të saj të publikuar më 8 dhjetor 2022, në të cilin kishte kritikuar vazhdimin e masave emergjente për furnizim me energji elektrike.

Ajo ka thënë se, ndonëse tashmë ekziston Strategjia e Energjisë, problemi mbetet moszbatimi i saj.

Në shkrimin e publikuar në vitin 2022, Bajrami kishte ngritur disa shqetësime lidhur me mënyrën se si Qeveria po i menaxhonte masat emergjente, duke pyetur nëse ato po përdoreshin për blerjen e energjisë elektrike, kontraktimin e kompanive për investime dhe remontet në KEK, apo për legjitimimin e reduktimeve të energjisë.

Ajo kishte theksuar se në atë kohë nuk kishte kontrata afatgjata në sektorin e energjisë, kishte dështime në remontet e termocentraleve dhe mungesë të investimeve.

Sipas Bajramit, masat emergjente do të duhej të shfrytëzoheshin për ndërtimin urgjent të kapaciteteve të reja gjeneruese, pasi, siç kishte paralajmëruar, vonesat vetëm sa do ta thellonin krizën energjetike.

“Jemi vonë, por nëse kurrë nuk fillojmë, kriza do të vazhdojë të thellohet”, kishte shkruar Bajrami në dhjetor të vitit 2022.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Naser Mehmet Berisha shpall të pavlefshme Diplomën e shkollës së…