Dënimi me 17 muaj burgim, Lushtaku publikon fotografinë e Thaçit: “Kokën lart çlirimtar!”

17 nëntor 2026 | 12:42

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale, e cila e dënoi ish-presidentin Hashim Thaçi me 17 muaj burgim.

Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku i ka dalë në mbështetje Thaçit, duke shpërndarë deklaratën e tij kundër vendimit të gjykatës.

“Hashim Thaçi: Kjo është politike, jo drejtësi”. Kokën lart çlirimtar!, ka shkruar Lushtaku.

Reagimi i tij vjen pasi Gjykata Speciale në Hagë e shpalli fajtor Thaçin në rastin e njohur si “Thaçi 2”.

Pas shqiptimit të aktgjykimit, ish-presidenti e kundërshtoi vendimin, duke iu drejtuar trupit gjykues me fjalët: “Kjo është politikë, nuk është drejtësi”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar për vendimin…