Thaçi tundi kokën dhe buzëqeshi pasi dëgjoi aktgjykimin në Hagë
17 nëntor 2026
| 11:41
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me një vit e pesë muaj burgim nga Gjykata Speciale në Hagë, në kuadër të rastit të dytë ndaj tij, që lidhet me pengimin e drejtësisë.
Pas dëgjimit të vendimit, Thaçi është parë duke tundur kokën dhe më pas duke buzëqeshur.
Po ashtu, ai i është drejtuar gjyqtarit me fjalët: “Kjo është politikë, nuk është drejtësi”.



