Çeku nis takimet me studentët për Strategjinë e Arsimit 2035+

17 nëntor 2026 | 11:49

Ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku, ka nisur ciklin e bashkëbisedimeve me studentët e Kosovës për Strategjinë e Arsimit 2035+.

Përmes një postimi, Çeku ka bërë të ditur se takimi i parë është mbajtur në Prishtinë, në bashkëpunim me Parlamentin Studentor të Universitetit të Prishtinës, ku janë diskutuar kërkesat dhe sugjerimet e studentëve për të ardhmen e arsimit të lartë.

Ai ka njoftuar se takimet do të vazhdojnë edhe në rajonet e tjera të Kosovës, ndërsa ndalesa e radhës do të jetë në Gjilan.

Çeku ka falënderuar studentët, Parlamentin Studentor të UP-së dhe parlamentet studentore të universiteteve të tjera për bashkëpunimin.

Sipas tij, arsimi i lartë duhet të reformohet, kushtet e studimit të përmirësohen, ndërsa diplomat duhet të përkthehen në vende pune dhe mundësi për karrierë profesionale.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka folur për mundësinë që…