Haziri për vendimin e ri në Hagë: Evropa e konsideron Kosovën të paaftë për të garantuar drejtësinë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka komentuar zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara në Hagë përmes një postimi në “Facebook”.
Ai ka vënë në dukje lidhjen mes datës 17 nëntor 1994, të cilën e cilëson si ditën e lindjes së UÇK-së, dhe 17 nëntorit 2026, kur në Hagë është dhënë një tjetër vendim dënues lidhur me pengimin e drejtësisë.
Sipas Hazirit, krijimi i Dhomave të Specializuara ka ardhur si pasojë e pretendimeve për pengim të drejtësisë dhe ndikim te dëshmitarët.
Deputeti i LDK-së ka shprehur gjithashtu kritika ndaj perceptimit evropian për Kosovën, duke deklaruar se vendi shihet si i paaftë për të menaxhuar politikat e brendshme dhe për të ofruar garanci për drejtësinë.
Postimi i Hazirit:
Ushtria me emërtimin UÇK lindi më 17 nëntor 1994, diku në Zvicër.
Pas 34 vitesh nga lindja e Ushtrisë Çlirimtare, më 17 nëntor 2026, në Hagë është dhënë një tjetër vendim dënues, si pasojë e pengimit të drejtësisë.
Haga dhe Dhomat e Specializuara janë krijuar pikërisht për shkak të pengimit të drejtësisë dhe të dëshmitarëve.
Në të vërtetë, kjo nuk ka ndodhur, por ky është këndvështrimi evropian për Republikën e Kosovës në administrimin e politikave të saj të brendshme, si një vend i paaftë dhe jo garantues!



