Specialja jep detaje për paraqitjen e parë të Hysni Gucatit para gjykatës

29 shtator 2020 | 13:36

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për medie kanë dhënë detaje për paraqitjen e kryetarit të OVLUÇK-së, Hysni Gucatit para gjykatës.

Nga Dhomat e Specializuara kanë bërë me dije se Gucati do të paraqitet para gjykatës të enjten, më 1 tetor në orën 15:00.

Hysni Gucati është arrestuar më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuar nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës.

Paraqitja e parë e Hysni Gucatit do të mbahet në seancë publike.

Ndërsa sot para Gjykatës Speciale, në orën 15:00 do të paraqitet nënkryetari i OVLUCK-së, Nasim Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gruevski dhe Janakieski shpallen fajtorë për rastin “Shuplakat”. Gruevski dënohet…