Specialja konfirmon aktuakuzën ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

14 dhjetor 2020 | 15:39

Avokati përfaqësues i OVL e UÇK-së, Tomë Gashi ka bërë me dije se Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit.

Gashi përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se aktakuza është konfirmuar sot dhe përmban katër pika të cilat sipas Prokurorisë Speciale në Hagë kanë të bëjnë me pengim të drejtësisë, e me akuza konkrete që sipas tyre ndërlidhen me periudhën kohore në mes të datave 7 deri 25 shtator të këtij viti.

Postimi i plotë i Gashit:
GJYKATA SPECIALE KONFIRMON AKTAKUZEN NDAJ Z.NASIM HARADINAJ DHE Z.HYSNI GUCATI

Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, nga data 25 shtator 2020 deri me sot e kanë konsideruar vehten të kidnapuar nga Gjykata Speciale!
Sot është konfirmuar aktakuza kundër tyre, e cila përmbanë 4 pika, të cilat sipas Prokurorisë Speciale në Hagë kanë të bëjnë me pengim të drejtësisë, e me akuza konkrete, që sipas tyre ndërlodhen me periudhen kohore në mes të datave 7 deri 25 shtator të ketij viti.
Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit sot i është dorëzuar aktakuza e konfimuar nga gjyqtari i procedures paraprake, dhe tani pritet dalja e tyre para gjyqtarit në seancat e radhës.
Kryetari dhe nenkryetari i OVL të UÇK-së, dhe unë në cilësinë e avokatit të OVL të UÇK-së nuk e pranojmë këtë Gjykatë një etnike, raciste, tepër e dëmshme për kombin tonë Shqipetar dhe për shtetin e pavarur të Kosovës.
Gjykata Speciale ishte themeluar nga deputetet e Kuvendit të Kosovës me 3 gusht të vitit 2015 pa iu dorëzuar fare raportin e hetimit të Prokurorit Clint Williamson i cili i hetoi pretendimet djallëzore të Dick Martyt, i cili në interes të Serbisë arriti që ta bind Këshillin e Evropës që të hetoj trafikimin e organeve njerëzore të kryera kinse nga UÇK-ja për të mbuluar krimet serbe deri në gjenocid kundër popullates civile shqiptare në Kosovë.
Për veprat penale të konfirmuara ne kete aktakuze nuk eshte fare kompetente Gjykata Speciale ne Hage.
Nese prokuroria pranë Gjykatës Speciale në Hagë ka prova kundër Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, rastin duhet ta dërgoj në Gjykatat e Republikës së Kosovës, por si mund ta bëjë këtë Prokuroria Speciale në Hagë, dhe Gjykata Speciale në Hagë, kur Republiken e Kosoves që i ka formuar këto institucione nuk e njohin si shtet të pavarur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Intervistimi i deputetes Mimoza Kusari-Lila për sqarimin e një deklarate…