Specialja në proces të akreditimit të avokatëve

04 dhjetor 2017 | 10:55

Gjykata Speciale është gati t’i pranojë aktakuzat e para për ish-eprorët e lartë të UÇK-së qysh nga 5 korriku i këtij viti.

Zyrtarë të Dhomave të Specializuara kanë bërë të ditur për gazetën “Zëri” se aktualisht është duke vazhduar akreditimi i avokatëve.

Mirëpo, siç kanë njoftuar ata një gjë e tillë nuk e pengon aspak këtë proces që të nisë ngritja e aktakuzave.

Zyrtarë të Speciales po ashtu kanë njoftuar se janë duke punuar drejt miratimit të dokumenteve ligjore dhe të dokumenteve tjera të brendshme.

Ndërkohë, para pak ditësh për herë të parë në Kosovë ishte edhe vetë kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Përfaqësues nga Njësia për Informim dhe Komunikim me Publikun thonë se deri më tani kanë marrë një numër kërkesash nga avokatët për t’u akredituar.

“Momentalisht nuk mund të japim informacion konkret për arsye se procesi i përzgjedhjes është në vijim e sipër, mirëpo lista e mbrojtësve do të dalë në faqen tonë në internet në një fazë të mëvonshme”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e tyre dhënë gazetës “Zëri”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një i mitur në Vushtri ka rrahur motrat e tij…