Specialja nuk ndalet, fton edhe një ish-ushtar të UÇK-së

24 gusht 2020 | 20:13

Gjykata Speciale ka ftuar edhe një ish-ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në cilësinë e të dyshuarit.

Bëhet fjalë për ish-ushtarin e UÇK-së, Ziadin Hoxha.

Lajmin e ka kumtuar kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

“Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ziadin Hoxha, një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Ziadini si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqëbardh”, ka shkruar Gucati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Heset Shashivari dhe Besim Kelmendi, ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të…