Mërgimtarët ndihmojnë projektin e Pllanës për dokumentarin ‘Drenusha’

24 gusht 2020 | 19:49

Heset Shashivari dhe Besim Kelmendi, ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me qëndrim në Abensberg të Gjermanisë, së bashku me bashkëqytetarë të tjerë, kanë mbledhur 2400 euro, të cilat ia kanë dorëzuar Nysret Pllanës.

Ky grumbullim i këtyre mjeteve financiare është bërë me qëllim që filmi dokumentar “Drenusha”, i autorit Pllana, të përkthehet në disa gjuhë botërore.
Këtë njoftim e ka bërë publik në rrjetin social “Facebook”, Rizah Xhakli, ish i burgosur politik në rastin e Paraqinit.

Një nga donatorët, Besimi, është vëllai i të ndjerit Aziz Kelmendi, i vrarë në kazermën e Paraqinit në vitin 1987.

Postimi i plotë i Xhaklit:

Sot, më 24.08.2020 te restaurant “Simfonia” në Prishtinë u takuam me shkas me Dr. Nusret Pllana.
Dy luftëtarët e lirisë Heset Shashivari dhe Besim Kelmendi, të cilët jetojnë dhe punojnë në Abensberg të Gjermanisë, së bashku me 17 shqiptarë të tjerë kanë grumbulluar 2400€ për t’a ndihmuar zotinPllana që të bëjë përkthimin e filmit dokumentar “Drenusha” në tri gjuhë: gjermanisht, frengjisht dhe anglisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar që mandati i…