Thaçi kërkon nga Kuvendi t’ia vazhdojë mandatin Gjykatës Speciale

24 gusht 2020 | 19:49

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar që mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Përmes një video-mesazhi në profilin e tij në “Facebook”, ai ka thënë se politika nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi dhe as drejtësia në politikë.

Ai ka deklaruar se Kosova ka nevojë për qartësi sa i përket mënyrës sesi mbyllen Dhomat e Specializuara.

“Politika nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi dhe as drejtësia në politikë. Kjo ishte bindja ime në çdo hap të mbështetjes për krijimin e gjykatave ndërkombëtare dhe paneleve speciale në këto njëzet vitet e fundit. Kjo vazhdon të jetë bindja ime edhe tash kur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës po kërkoj që mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Kemi nevojë për qartësi sa i përket mënyrës sesi mbyllen Dhomat e Specializuara, prandaj besoj se deputetët do ta përkrahin këtë iniciativë timen”, ka deklaruar Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se mënyra e pagesës së…