Specialja thotë se do t’i duhen mbi 6 vjet për paraqitjen e provave ndaj liderëve të UÇK-së

20 mars 2023 | 10:57

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka filluar konferenca për ecurinë e çështjes ndaj krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Gjykatësi i procedurës paraprake, ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe ekipet e mbrojtjes që të reduktojnë kohën e përcaktuar për paraqitjen e provave dhe pyetjeve të dëshmitarëve, pasi gjykimi ndaj tyre është paraparë të fillojë më 3 prill.

Ata janë duke u akuzuar nga Gjykata Speciale kinse për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë duke e ndjekur konferencën statusore përmes video-lidhjes.

Gjykatësi ka thënë se nëse i referohen përllogaritjeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, atëherë duhen 6 vjet e gjysmë që kjo zyrë të paraqesë provat dhe të marrë në pyetje dëshmitarët, andaj kjo sipas tij është e tepërt.

ZPS-ja ka thënë se po punon në rishikimin e kohës e paraparë, përfshirë edhe largimin e disa dëshmitarëve. Edhe ekipi mbrojtës i Thaçit, ka thënë se mund të reduktohen vlerësimet kohore për dëshmitarët e mbrojtjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria e Specializuar ka nisur seancën në rastin e ish-krerëve…