Spektakël gjatë fundjavës në turneun 3×3

20 maj 2021 | 17:15

Federata e Basketbollit e Kosovës gjatë fundjavës do të organizojë turneun kualifikues në 3×3 në konkurrencën e meshkujve dhe femrave. Turneu organizohet gjatë fundjavës në Marigona Rezidencë.

Ekipet fituese ne kategoritë përkatëse do të përbëjnë ekipin kombëtar të Kosovës, që do të marrë pjesë në kualifikimet për FIBA Europe Cup 2021, që sivjet zhvillohen në Constanta të Rumanisë më 26 e 27 qershor 2021.

12 meshkuj do të jenë te meshkujt dhe 8 te femrat. Nëse lajmërohen më shumë ekipe sesa numri i përcaktuar, atëherë përparësi për pjesëmarrje kanë ekipet që kanë pozitë më të mirë në renditjen e FIBA-s.

Kusht për pjesëmarrje të secilit lojtar në këtë turne është që ta ketë profilin e KONFIRMUAR në platformën e FIBA-s për 3×3 (https://play.fiba3x3.com), të ngarkojnë fotot dhe shënimet e kërkuara nga FIBA. Procedura e regjistrimit: pas konfirmimit të profileve për secilin lojtar, ekipet mund të regjistrohen në platformën e FIBA-s (https://play.fiba3x3.com), ose të dërgojnë email në [email protected], ku paraqesin të dhënat e lojtarëve. Afati i fundit për regjistrim: 21 maj 2021, ora 14:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 22 vota për, 56 kundër dhe 1 abstenim Kuvendi…