Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku drejt rrugës evropiane

29 dhjetor 2025 | 13:42

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, Albin Kurti, për fitoren e arritur në zgjedhje dhe besimin e marrë nga qytetarët e Kosovës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Spiropali ka vlerësuar procesin zgjedhor në Kosovë, duke theksuar se zgjedhjet u zhvilluan me maturi, qetësi dhe përgjegjësi qytetare, si shenjë e pjekurisë demokratike të vendit.

“Urime popullit të Kosovës për zgjedhjet e zhvilluara me maturi, qetësi dhe përgjegjësi qytetare, një shprehje e pjekurisë demokratike që na bën krenarë. Përgëzime Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti për fitoren e arritur dhe besimin e marrë nga qytetarët, si dhe të gjithë spektrit politik për fushatën dhe standardet e arritura” ka shkruar Spiropali.

Ajo ka theksuar gjithashtu lidhjet e ngushta mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke nënvizuar orientimin e përbashkët drejt integrimit evropian.

“Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku krah për krah, me një zemër, një zë dhe në rrugë evropiane, sepse ajo që na bashkon është më e madhe se çdo kufi”, ka përfunduar ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një studente britanike e drejtësisë, e dënuar me deri në…