Spitali i Gjakovës mbushet me mbeturina, punëtorët e pastrimit në grevë

03 prill 2023 | 15:04

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës “Iza Grezda”, tash e një javë korridoret janë mbushur me thasë me mbeturina.

Një qytetar ka raportuar se thasët e mbushura me mbeturina medicinale të spitalit janë duke qëndruar në korridore, për shkak se punëtorët që përkujdesen për pastërtinë e këtij objekti janë në protestë për rritjen e pagave.

“Kështu duket çdo kat i spitalit ‘Iza Grezda’ në Gjakovë. Thasë të mbushura me mbeturina medicionale të spitalit, e që rrinë jashtë kontinierave nëpër korridore. Era kundërmon si me qenë me ndonjë deponi mbeturina Krejt kjo, që një javë. Ky qenka aksion i punëtorëve që përkujdesen për higjienën e këtij objekti, si protestë për rritjen e pagave”, ka thënë qytetari Azdren Nivokazi në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skitarja e kërcimeve së larti, Sophie Sorschag, ka pranuar të…