Spitali i Prizrenit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me spitalin Izola të Sllovenisë

16 shkurt 2018 | 14:43

Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me Spitalin e Përgjithshëm Izola të Sllovenisë për realizimin e programit të trajnimit për stafin e Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit.

Kjo marrëveshje është nënshkruar në prani të ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Marrëveshja e bashkëpunimit ka të bëjë me ngritjen e vazhdueshme profesionale të stafit të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit që përmes rritjes së shkathtësive profesionale, udhëheqëse e menaxheriale, do të kontribuojnë në përmbushjen e nevojave shëndetësore dhe përmirësimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët nga rajoni i Prizrenit.

“Përmes këtij partneriteti me Spitalin e Përgjithshëm të Izola dhe spitalet e tjera në Evropë, do të sjellim përvojat më të mira të shërbimeve shëndetësore në Kosovë dhe profesionistëve tanë do t’u japim një mundësi për zhvillim të vazhdueshëm mjekësor”, ka thënë ministri Uran Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në prag të…