
Sporting dhe Arsenal bëjnë paqe mes spektaklit, Roma mposhti Sociedadin
09 mars 2023
| 20:50
Ndeshjet e para të fazës 1/8 të Europa League prodhuan rezultate mjaft interesante.
Roma ka marrë një rezultat të rëndësishëm në Itali ndaj Sociedad, duke triumfuar 2-0. Do ishte El Shaaraëy që do gëzonte ekipin e Mourinhos (13’), sakaq në fund gjurmën e tij e la edhe Marash Kumbulla, pasi bëri rolin e sulmuesit duke i siguruar skuadrës fitoren.
Mysafirët nga Londra do realizonin të parët me Saliba ndërsa vendasit do vendosnin ekuilibrat brenda fraksionit me Inacio.
Ekipi portugez do e niste pjesën e dytë mjaft mirë, madje do arrinte të përmbyste shifrat me Paulinho. Te Sporting do ishte Morita që do katranoste gjithçka, pasi do dërgonte sferën në rrjetës e portës së mbrojtur nga shoku i skuadrës, Adan.