Stacioni policor që ndodhej në Kodër të Trimave, zhvendoset në Arbëri

08 nëntor 2022 | 21:25

Stacioni policor “Veriu” që ndodhej në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, që nga sot është zhvendosur në objekt të ri në lagjen Arbëria.

Njoftimi i plotë i policisë:

Njoftim për ndërrimin e lokacionit të stacionit policor Veriu në Prishtinë

Stacioni policor Veriu, që ndodhej në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, që nga sot është zhvendosur në objekt të ri në lagjen Arbëria (qasje nga Rr. Toni Bler dhe Rr. Ismail Qemaili- harta e bashkangjitur).

Andaj duke u bazuar me lokacionin e objektit dhe ri-definimin e zonave kjo lagje do të kaloj nën administrim te stacionit policor Veriu.

Po ashtu zona territoriale e cila do te kaloj përkohësisht nga stacioni Qendra nën administrim të stacionit Veriu : pjesë e djathtë (e sipërme e rrugës) e rrugës Zagrebi -Ahmet Krasniqi – Rrethi (i njohur si rrethi te Ismeti) i rrugës nacionale Prishtine Mitrovicë.

·Zona territoriale e lagjes TOPHANE me kufizim deri ne rrugën Ilir Konushevci përkohësisht nga stavioni VERI kalon nën administrim të stacionit QENDRA.

Sa i përket numrave kontaktues (telefonat fiks) të zyrtarëve që punojnë në kuadër të këtij stacioni mbeten po të njëjtit.

Ndërsa numrat kontaktues për raportim: 192 dhe 038- 249-942.

Për të qenë më afër qytetarëve, si dhe orientimin e saktë të tyre, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, ka vendosur që në objektin e vjetër, për një kohë të shkurtër të mbaj një numër të caktuar i zyrtarëve policor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i proceseve politike në vend, ish- deputeti i Kuvendit…