Stadiumi ‘Ismet Shabani’ bëhet shkollë, reagon FC Ferizaj

20 maj 2021 | 17:42

Në stadiumin e qytetit “Ismet Shabani” në Ferizaj ka filluar ndërtimi i një shkolle. Klubi i Ferizajt nëpërmjet faqes zyrtare ka reaguar duke shfaqur pakënaqësi.

“Stadiumi i qytetit ‘Ismet Shabani’ bëhet shkollë. Stadiumi i qytetit, kur më herët ishte arenë e futbollit, ku çdo javë ishte i stërmbushur me tifozë, tani është shëndrruar në shkollë. Në këtë stadium kanë dalë shumë talente nga qyteti ynë e shumë gjenerata kanë luajtur këtu. Tani kjo fushë më nuk do të ekzistojë pasi aty do të ndërtohet një shkollë! Ne si klub jemi të habitur për këtë gjë dhe kërkojmë që dikush të japë përgjegjësi për këtë që po ndodh. Qyteti ynë jeton për futboll. Meritojmë më shumë”, thuhet në reagimin e FC Ferizaj.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
21.05.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Gjakovë 1.…