Statistikat e punësimit tregojnë gjendjen e rëndë të të rinjve në Kosovë

23 tetor 2020 | 15:02

Në kuadër të javës Botërorë të Statistikave, e cila çdo pesë vjet më 20 tetor nga OKB-ja njihet si Dita Botërore e Statistikave, që këtë vit shënohet nën moton “Lidhja e botës me të dhënat që mund t’i besojmë”, Kosovo Liberal Center ka vendosur që shënimin e kësaj jave ta bëjë përmes një videoanimacioni ku përmes statistikave riakutalizohet situata e rëndë e të rinjve në vend, papunësia e të cilëve vazhdon të jetë alarmuese.

Statistikat e punësimit tregojnë gjendjen e mjerueshme të të rinjve në Kosovë.

“Shkalla e papunësisë tek të rinjtë është 46.4 për qind. Papunësia afatgjate e të rinjve (15-19), që kanë qenë të papunë për më shumë se 12 muaj është 39.8 për qind. Në tremujorin e parë të vitit 2020, 30.3 për qind e të papunëve në Kosovë ishin të rinj (të moshës 15-24 vjeç). Shkalla e papunësisë tek rinia e gjinisë femërore është më e lartë (53.6 për qind) krahasuar me meshkujt (42.9 për qind)”, thuhet në njoftimin e Kosovo Liberal Center.

Sipas këtij njoftimi, statistikat për vitin 2020 pritet të jenë më të larta, duke pas për bazë krizën që po e shkakton pandemia Covid-19.

“Gjithashtu të rinj joaktivë që nuk janë të punësuar, nuk ndjekin shkollën, as nuk trajnohen, d.m.th. janë krejtësisht të shkëputur nga tregu i punës dhe nuk marrin pjesë as në sistemin arsimor përbëjnë 29.0 për qind të popullsisë së re në vend”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Kosovo Liberal Center.

Cila është strategjia e Kosovës për zgjidhjen e problemit të punësimit në vend, në kohën e ekonomisë digjitale?

“Në të gjithë botën në vitin 2019 vlera e shitjeve online ka qenë 1.53 trilion dollarë. Gjithashtu 1.9 miliardë njerëz kanë kryer aktivitete në e-commerce gjatë vitin 2019. Me këtë rritje të qarkullueshmërisë online rritet edhe vlera e marketingut online, shërbimeve online, rrjedhimisht rritet kërkesa e bizneseve që të digjitalizohen plotësisht”, thuhet në këtë njoftim.

Si të qasemi në këtë treg miliardësh? Sipas Kosovo Liberal Center shteti i Kosovës duhet urgjentisht të marrë disa masa; Rritja për 100 për qind e vlerës së bursave në drejtimet e shkencave kompjuterike, ndërmarrësisë dhe marketingut digjital; Ulja e taksave për shkollat e mesme profesionale si dhe kolegjet private qe e trajtojnë fushën e teknologjisë me prioritet në kurrikulat e tyre; Promovimi i edukimit joformal për të rritur konkurueshmërinë e të rinjve në tregun e punës; Digjitalizimi i gjithë sistemit; Lirim nga taksat për sipërmarrësit e rinj që fushëveprimtari e kanë biznesin online, shërbimet dhe teknologjinë.

(Qendresa Rama / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka…