Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes MMPHI-së, Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut

18 qershor 2025 | 16:26

Të mërkurën është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) dhe komunave të Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut.

Lajmin e ka bërë me dije ministri në detyrë i MMPHI-së, Liburn Aliu.

Aliu ka theksuar se memorandumin e kanë filluar me nënshkrimin e projektit të përbashkët të ndërtimit të dy urave të reja mbi lumin Ibër.

“Memorandum bashkëpunimi mes MMPHI-së dhe komunave të Mitrovicës dhe Veriut. Bashkë me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe nënkryetarin e Mitrovicës, Arian Tahiri, në prani edhe të kryesuesit të Bordit të Mitrovicës, Elbert Krasniqi nënshkruam memorandum për mbështetje në projekte infrastrukturore mes MMPHI-së dhe të dy komunave; për një qytet më të lidhur, më funksional dhe më të jetueshëm për të gjithë banorët. Memorandumin e filluam me nënshkrimin e projektit të përbashkët të ndërtimit të dy urave të reja mbi lumin Ibër, projekte këto që do të lehtësojnë qarkullimin e qytetarëve të të dy komunave dhe do shërbejnë si infrastrukturë në komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet qytetarëve, duke forcuar integrimin social dhe zhvillimin ekonomik në të dy anët”, ka shkruar Aliu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë vizitës zyrtare në Hungari, presidentja e Republikës, Vjosa Osmani,…