Statovci, Shefki Kuqit: Çka ke bërë për futbollin e Kosovës?

04 dhjetor 2023 | 10:37

Përplasje e ashpër është zhvilluar mes Faruk Statovcit dhe Shefki Kuqit. Statovci ka aluduar se Kuqi nuk ka dhënë kontribut për futbollin kosovar.

“Çka ke bo ti për futbollin e Kosovës? Unë e kam veshur fanellën kur gjinja nuk kanë guxuar ta veshin. Ti ke jetuar jashtë, ti veç emrin Kosovës e ke dëgjuar. Gjema vetëm ni kontribut”, ka thënë ai në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini.

Ndërsa, ish-futbollisti i disa skuadrave angleze tha se nuk iu është dhënë shansa të jap kontribut për futbollin në Kosovë.

“Çka ke bo ti më shumë se unë? Mua nuk më ka jep shansa të jap kontribut,” tha Kuqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Speciale edhe zyrtarisht ka publikuar vendimin me të cilin…