Statuja e Ariana Grande habit fansat

09 maj 2021 | 17:35

Ariana Grande ka një statujë prej dylli  në “Madame Tussauds Hollyëood”, një muze dylli i cili mban edhe emra të tjerë të yjeve botërorë. Statuja ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me këngëtaren.

Vepra e punuar me detaje e imtësi të madhe ka edhe gropëzat e Arianës në faqe sa herë ajo buzëqesh, ndaj fansat s’po arrijnë të dallojnë dot më cila është këngëtarja e cila statuja.  Statuja e Ariana Grande është shfaqur në muze me  kostumin e saj të zi, përbërë nga  dy pjesë prej  dantelle të zezë. Krijuesit u frymëzuan  nga videoklipi i saj “7 Rings”.

Punimi i mëparshëm i vitit 2019 ishte paksa zhgënjyes . Këngëtarja, së bashku me fansat e saj, nuk e pëlqyen atë.  Ajo aktualisht po planifikon një martesë me të dashurin e saj, Dalton Gomez dhe  ende nuk e ka komentuar statujën e saj të re të dyllit. Grande është një nga emrat më të sukseshëm të muzikës botërore.

Në pak kohë ajo arriti të ndërtonte një karrierë mjaft të suksesshme dhe të renditej si një ndër artistet më të mira.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari i njohur Butrint Imeri siç duket e ka gjetur…