Stefanoviqi: Veprimi i Prishtinës synon shtypjen e serbëve në Kosovë

22 nëntor 2018 | 10:14

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se pret nga Bashkimi Evropian veprime konkrete dhe jo vetëm deklarata, pas vendimit të autoriteteve në Prishtinë për të rritur taksën mbi mallrat e importuara nga Serbia në 100%.

“Veprimi i Prishtinës synon shtypjen e serbëve në Kosovë”, ka deklaruar Stefanoviq për mediat serbe.

Sipas tij, “sjellja e papërgjegjshme e Prishtinës sjell paqëndrueshmëri në të gjithë rajonin”.

Duke folur për dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, Stefanoviq pyeti se cili është qëllimi i tij pas këtij vendimi të Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët…