Stenaldo: Luizi bëri që Big Brother-i im të ndryshonte
Luiz Ejlli hyri pak ditë në Big Brother VIP Albania 5, si një rikthim në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Banorët nuk ishin në dijeni për këtë dhe mendonin se ishte konkurrent edhe këtë vit.
Sidoqoftë, ata kaluan një periudhë të bukur me të, ndonëse patën herë pas here edhe përplasje.
Fituesi i edicionit të dytë të BBVA i dha këshilla disa prej tyre, madje i nxori në pah edhe një anë tjetër.
Rasti i tillë ishte edhe me Stenaldo Mëhillin, me të cilin bëri biseda interesante, që do t’i ngelin gjithnjë në mendje.
Stenaldo theksoi gjithashtu në një bisedë me Malin se Luizi i ndryshoi edhe Big Brother-in.
“Luizi bëri që Big Brother-i im disi të ndryshonte. Më dha këtë. është puna që disa njerëz i bëj ca gjëra, e disa të tjera me tjerë”, u shpreh ai.
Artisti shkodran nga ana tjetër tha se do që Stenaldo të fitojë këtë edicion të Big Brother.



