Stephen Biegun mund të jetë ambasador i ShBA-së në Rusi

13 gusht 2019 | 11:24

I dërguari i Shteteve të Bashkuara në Korenë Veriore, Stephen Biegun, ka mundësi të emërohet si ambasador i ri në Rusi nga presidenti amerikan, Donald Trump, ka raportuar “Vox News” dhe “Reuters”, duke cituar burime familjare me këtë çështje në Shtëpinë e Bardhë.

Ambasadori aktual, ish-guvernator në Utah, Jon Hunstman, që do të largohet nga Moska më 3 tetor, është raportuar se mund të kandidojë sërish në pozitën e guvernatorit.

Ai ka shërbyer në Rusi, nga tetori i vitit 2017.

Bieguni, që është i njohur si ekspert për Rusinë, ka kaluar kohë në Këshillin për Siguri Kombëtare, gjatë udhëheqësisë së ish-presidentit amerikan, George W. Bush, si ndihmës për çështje të sigurisë.

Beiguni nuk ka komentuar raportimet e “Vox News”, të cilat janë publikuar fillimisht, derisa Departamenti amerikan i Shtetit i ka thënë agjencisë së lajmeve “Reuters” se nuk ka ndonjë njoftim “administrativ” që duhet bërë.

Marrëdhëniet në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë janë në një cikël tensionesh që kanë nisur më 2014, kur Moska ka aneksuar Krimenë nga Ukraina.

Përveç kësaj, agjencitë amerikane të inteligjencës kanë vërtetuar se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në ShBA dhe do të synojë të veprojë njëjtë në zgjedhjet e vitit 2020.

Si i dërguar special në Korenë Veriore, Bieguni ka tentuar të rikthejnë negociatat për denukelarizim pasi presidenti Trump është takuar me liderin verikorean, Kim Jong Un, në dy samite.

Megjithatë, Beiguni duhet të ketë miratimin e Senatit për të fituar pozitën e ambasadorit në Rusi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rënia e tregtisë në mes të Gjermanisë dhe Iranit, ka…