Stërmbesa e Skënderbeut ka qenë e lidhur me reperin shqiptar?
Sophie Kastriota është stërmbesa e Skënderbeut, e asnjëherë nuk nguron që të tregojë se është shqiptare. Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, aty ku mund të gjeni edhe foto të realizuara në disa qytete të Shqipërisë.
Së fundmi ajo është në qendër të vëmendjes nga mediat online, pasi po përflitet se ka qenë në një lidhje dashurie me reperin shqiptar, Skivi.
Është fjala për vitin 2017, e madje në rrjet po qarkullojnë edhe disa fotografi të vjetra ku ata shfaqen së bashku. Thuhet se shkak i ndarjes së tyre është bërë distanca, duke qenë se jetojnë në shtete të ndryshme.
Ende nuk dihet nëse është e vërtetë se Skivi dhe Sophie kanë patur një romancë, por në lidhje me këtë është pyetur stërmbesa e Skënderbeut.
Një fans e ka pyetur në “Instastory” se “çfarë marrëdhënie ka me Skivin”. Ndërkohë Sophie ka habitur me përgjigjen, pasi ajo ka shkruar se “kush është Skivi?”.















