
Stërvitje e përbashkët në kampin përgatitor në Slloveni
16 korrik 2025
| 15:13
Klubi i Xhudos “Z’dežele” Sankaku në Celje, Slloveni, ka mirëpritur xhudistë e xhudiste nga Kosova, Japonia, Suedia🇸🇪, Republika Çeke, Kroacia dhe vendaset e saj për kampin përgatitor që po zhvillohet atje.
Në këtë kamp po marrin pjesë edhe xhudistët dhe xhudistet nga Kosova, Distria Krasniqi, Laura Fazliu, Dëbora Gajkova, Fatjona Kasapi, Flaka Loxha, Sidorela Dodaj, Enise Zijade, Fiona Kuka, Riadi Kasapi, Roni Reshitaj, Miloti Gashi dhe Jon Kuka.
“Ato po punojnë me përkushtim nën udhëheqjen e trajnerëve, Driton Kuka, Majlinda Kelmendi dhe Fatos Tabaku, duke zhvilluar formën e tyre fizike dhe teknike për garat e radhës”, thuhet në njoftimin e Federatës së Xhudos së Kosovës.