Stoltenberg, maqedonasve: Ju presim në NATO (Video)

23 shtator 2018 | 17:05

Tani është koha që të dëgjohet zëri juaj. Kjo është një mundësi që jepet njëherë në jetë. Dera e NATO-s është e hapur. Por, vetëm qytetarët e vendit tuaj mund të vendosim për ta kaluar. Prandaj, ardhmëria juaj është në duart tuaja. Ju presim në NATO.

Ky është mesazhi i sekretarit të përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të cilin ia ka dedikuar popullit të Maqedonisë, i cili në këtë muaj do të vendos me referendum për emrin e ri këtij shteti.

“Anëtarësimi në NATO do t’ju japë shans juve dhe fëmijëve tuaj siguri që vjen kur jeni pjesë e aleancës më të suksesshme në botë dhe do t’i japë vendit tuaj votë të barabartë në diskutimet tuaja dhe deklarim të barabartë në vendimet tuaja:, ka deklaruar Stoltenberg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra Bolognas e befasoi sot në kuadër të Serisë A,…