Stoltenberg: Maqedonia në NATO, pas zbatimit të marrëveshjes për emrin

29 qershor 2018 | 11:30

Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s, pas zbatimit të marrëveshjes për emrin me Greqinë.

Kështu ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit në Bruksel me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.

Ai ka thënë se beson që në samitin e NATO-së më 11 dhe 12 korrik, liderët e vendeve anëtare do t’i bëjnë ftesë Maqedonisë për nisjen e bisedimeve për anëtarësim.

“Marrëveshja për emrin paraqet shembull për të tjerët për konsolidimin e paqes dhe stabilitetit. Pres që në samitin pas dy javësh, të ftoheni në negociata për anëtarësim, ndërsa pas finalizimit të marrëveshjes, të bëheni anëtare të NATO-s. Pa e finalizuar marrëveshjen, nuk mund ta bëni këtë. Dera e NATO-s është e hapur, mos e humbni këtë mundësi”, ka deklaruar Stoltenberg.

Ndërsa, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, u ka bërë thirrje qytetarëve t’i japin mbështetje “të ardhmes evropiane të Maqedonisë” ndërsa ka folur për punën që ka bërë qeveria në zgjidhjen e kontesteve me shtetet fqinje.

“Marrëveshja me Greqinë hapi procesin që më në fund të bëhemi pjesë e NATO-s. Vetëm brenda një viti Maqedonia ka arritur atë që askush nuk mund të kishte parashikuar. Vullneti i fortë për të zgjidhur mosmarrëveshjet na solli lajme shumë të mira. Tani kemi për çfarë të bashkohemi. Le të themi “po” të ardhmes sonë”, është shprehur Zaev, duke shprehur bindjen se Maqedonia do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gianni de Biasi është një nga kandidatët kryesor për ta…