Stoltenbergu: NATO-ja është e gatshme të dërgojë edhe më shumë trupa në Kosovë

01 qershor 2023 | 11:12

NATO-ja është e gatshme të dërgojë edhe më shumë trupa në Kosovë, për të qetësuar dhunën në veriun e këtij vendi, të banuar me shumicë serbe, ka thënë të enjten shefi i aleancës, Jens Stoltenberg.

Ai ka thënë se 700 trupat e para përforcuese, janë tashmë në rrugë për në Kosovë.

“NATO-ja do të mbetet vigjilente. Ne do të jemi atje për të siguruar një mjedis të sigurt, si dhe për të qetësuar dhe ulur tensionet”, u ka thënë Stoltenbergu gazetarëve në margjina të një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s në Oslo.

Tensionet në veri të Kosovës u rritën qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe të hyjnë në zyrat komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

NATO-ja ka vendosur ta rriste misionin e saj prej 4 mijë trupash në Kosovë edhe me 700 trupa shtesë, pasi 30 paqeruajtës të saj janë plagosur gjatë përleshjeve me protestuesit serbë në komunën e Zveçanit, më 29 maj.

Stoltenberg u ka thënë se dhuna kundër trupave të NATO-s është “krejtësisht e papranueshme”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se…