Sveçla, qytetarëve: Thirrjet për marshim drejt veriut janë të dyshimta, mos ju përgjigjni

01 qershor 2023 | 11:03

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se thirrjet për protestë në jug të Mitrovicës dhe thirrjet për marshim drejt veriut të vendit nuk i ndihmojnë Republikës së Kosovës.

Sveçla ka thënë ky organizim tenton në nxisë tubime të panevojshme dhe “po përhapet nga persona të panjohur me profile të dyshimta nëpër rrjetet sociale”.

“I ftoj të gjithë qytetarët që të mos i përgjigjen këtyre thirrjeve të dyshimta dhe organizimeve anonime”, ka shkruar Sveçla në “Facebook”.

Postimi i plotë i Sveçlës:

Qytetarë të dashur,

Thirrjet për protestë në jug të Mitrovicës dhe me synim marshimin drejt veriut të vendit, janë të panevojshme dhe nuk i ndihmojnë Republikës së Kosovës.

Përmes këtij organizimi në rrjetet sociale po tentohet të nxiten tubime të panevojshme. Sipas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë, kjo thirrje po përhapet nga persona të panjohur dhe profile të dyshimta nëpër rrjetet sociale.

Mbështetja e madhe qytetare e këtyre ditëve karshi vendimeve të Qeverisë dhe institucioneve tona, të drejta dhe legjitime, janë garancë e vendosjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në veri të vendit.

I ftoj të gjithë qytetarët që të mos i përgjigjen këtyre thirrjeve të dyshimta dhe organizimeve anonime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjinat e samitit të…