Stop mashtrimit në kohë pandemie!

12 prill 2020 | 20:35

Shkruan: Besnik Tahiri

Me qëllim të informimit të drejt të opinionit dhe gjithë qytetarëve, lidhur me keq informimin dhe mashtrimin për shpenzimet e paparashikuara, e që Albin Kurti e shumë të tjerë i dhanë një term të pasaktë ‘Fondi Rezervë’ po jap një sqarim si më poshtë:
E para: Kurti i ka nda 170 milionë euro si me qenë Babadimër por s’po ndalet duke thënë që janë harxhuar 6 milionë euro. Ku i mori 170 milionë euro pasi sipas tij arka paska qenë zero!
Ato fonde kanë qenë të trashëguara nga Qeveria e kaluar, pasi nuk kanë ardhur nga pikat e VV-së e as nga qielli. Më saktë në arkë kanë qenë 400 milionë euro.
Dy: Për çdo vit Qeveria me rastin e përgatitjes se Buxhetit të Republikës se Kosovës, në kuadër të strukturës buxhetore parasheh edhe një kategori buxhetore të quajtur “Shpenzimet e paparashikuara dhe rezervat” (shih faqe 82, shtojca 1, Ligji Nr. 07L-001 Mbi Ndarjet Buxhetore Për Buxhetin e Republikës së Kosovës Për Vitin 2020, ku pre këtë vit janë ndarë 8,800,000 euro).
Tre: Për vitin 2019, bazuar ne Ligji Nr. 06L-133 Mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019, kanë qenë të ndara 5,380,000 euro, shih faqe 82.
Shtojca 1. Kjo kategori buxhetore shpenzohet brenda çdo vitit fiskal deri me 31 dhjetor dhe asnjë mjet nuk mund te shpenzohet nga viti paraprak. Pra, me miratimin e buxhetit dhe fillimin e vitit vijues fiskal është në dispozicion për shpenzim kategoria “Shpenzimet e paparashikuara dhe rezervat”
Pra, këtu qëndron mashtrimi dhe dezinformomi i z. Kurti, që i bënë opinionit publik dhe gjithë qytetarëve të Republikë së Kosovës.
Për ata që duan informatë shtesë e të saktë çka thotë ligji, ju lutem lexo më poshtë:
Ligji Nr. 07L-001 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, Neni 14 thotë: Shpenzimet e paparashikuara dhe rezervat
1. Shpenzimet e paparashikuara janë të ndara në kuadër të nën-programit: “Shpenzimet e Paparashikuara” në tabelën 3.1., dhe këto mjetet ndahen në përputhje me nenin 29 të LMFPP-së në konsultim paraprak me Ministrinë e Financave dhe Transfereve.
2. Në përputhje me paragrafin 3. të nenit 29 të LMFPP-së, Qeveria mund të autorizojë Ministrin që të aprovojë transferet nga nën-programi: “Shpenzimet e Paparashikuara” në ndonjë nën-program tjetër në tabelën 3.1. dhe tabelën 4.1. për shumat individuale të kërkuara deri në vlerën dyzet mijë (40,000) euro. Shuma kumulative e mjeteve të ndara të këtij autorizimi nuk mund të kalojë njëzetë për qind (20%) të shumës së ndarë vjetore të nën-programit: “Shpenzimet e Paparashikuara”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari italian i operës Andrea Bocelli ka mbajtur një koncert…