Stublla: Tani është radha e Serbisë të angazhohet për arritjen e marrëveshjes finale për njohje reciproke

07 gusht 2020 | 15:03

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, sot ka zhvilluar një takim virtual me Ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Olavi Haavisto.

Aty u diskutua për dialogun Kosovë-Serbi, ku Haradinaj-Stublla, ka thënë se është radha e Serbisë të angazhohet seriozisht për arritjen e marrëveshjes finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Postimi i plotë në “Facebook”:

Kënaqësi të zhvilloj takim virtual me Ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Olavi Haavisto, ku diskutuam për marrëdhëniet tona të çmuara të ndërtuara ndër vite.

Shpreha mirënjohjen për përkrahjen e Finlandës për integrimin evropian të Kosovës e veçanërisht për përkrahjen e vazhdueshme për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen.

Në diskutimet tona për dialogun Kosovë-Serbi, theksova se Kosova ka bërë koncesione të mjaftueshme me Pakon e Ahtisaarit, dhe se tani është radha e Serbisë të angazhohet seriozisht për arritjen e marrëveshjes finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara kanë premtuar mbi 17 milionë dollarë ndihmë…