Studentët e UP-së kërkojnë rrënimin e kishës ose objekti të shndërrohet në muze për prezantimin e gjenocidit serb

11 qershor 16:21

Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë protestuar sot në oborrin e kampusit të Universitetit të Prishtinës ku është ndërtuar kisha serbe. Shkaku i protestës ishte liturgjia e mbajtur dje në këtë objekt nga klerikë të Kishës Ortodokse Serbe.

Me këtë rast studentët deklaruan se ky objekt nuk është kishë por “objekt trashëgimie e kriminelëve Millosheviq dhe Arkan”.

“Ne përfaqësuesit e studentëve e kundërshtojmë edhe objektin ilegal dhe liturgjinë që përpiqet ta rikthejë memorien për ekzistencën e kësaj trashëgimie kriminale. Kundërshtojmë fuqishëm provokimin nga vijuesit e ideatorëve të këtij objekti, sepse kryen krime dhe gjenocid ndaj popullit të Kosovës”, ka thënë kryetari i Parlamentit Studentor, Erblin Hoxha, duke theksuar se liturgjia u mbajt pikërisht në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe në ditën e fillimit të tërheqjes së forcave kriminale serbe nga Kosova si dhe në prag të 12 qershorit – Ditës së Çlirimit të Kosovës.

“Nga institucionet e Republikës së Kosovës kërkojmë lirimin e kampusit universitar nga simbolet e krimit të Millosheviqit dhe Arkanit, që në këtë objekt nuk e kishin për motiv promovimin e paqes dhe fjalës së Zotit por urrejtjen, dëbimin masiv dhe gjenocidin kundër shqiptarëve. Ky objekt duhet të trajtohet si çdo objekt tjetër ilegal dhe të largohet nga kampusi universitar në pajtim me ligjin”, ka thënë Hoxha.

May be an image of standing, outdoors and monument

Nëse nuk rrënohet objekti, studentët kërkuan që të shndërrohet në muze për të prezantuar gjenocidin serb mbi popullin shqiptar në Kosovë. “Prandaj, si studentë apelojmë te institucionet e Republikës së Kosovës ose largojeni objektin ilegal dhe mos lejoni provokime nga askush në kampusin tonë ose shpalleni muze për pasqyrimin e gjenocidit serb mbi popullatën shqiptare dhe dhunës ndaj hapësirave dhe objekteve të institucioneve të arsimit në Kosovë”, ka thënë Hoxha.

Kundër mbajtjes së liturgjisë në objektin e kishës ortodokse aksion ka mbajtur sot edhe Partia Socialdemokrate.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina po vazhdon fazën përgatitore në Gjakovë. Nën kushtet…