Studentët kërkojnë nisjen e mësimit fizik me kapacitete të plota

26 shtator 2021 | 12:20

Me shfaqjen e rasteve të para me Covid-19 në Kosovë, mësimi online si për nxënësit po ashtu edhe për studentët është bërë i zakonshëm.

Por kjo praktikë ana e studentëve është duke u konsideruar monotone dhe joefektive, për çfarë ta tashmë nuk po preferojnë këtë mënyrë të të mësuarit

Sipas tyre mësimi në mënyrë fizike është i nevojshëm dhe kërkojnë që të nis sa më shpejtë me kapacitete të plota.

Nënkryetari i Parlamentit Studentor, Fatlind Azizi, ka theksuar rëndësinë e mësimit fizik, pasi sipas tij, mësimi online ka qenë interesant vetëm në semestrin e parë, por që po bëhet shumë monotoni për ta.

“Mësimi online ka qenë interesant vetëm në semestrin e parë, atëherë kur kemi pasur karantinim të plotë por pastaj pas semestrit të parë ka vazhduar që të bëhet monotoni dhe tashmë po fillojmë gati vitin e dytë dhe mund të themi që ky proces është gati i dështuar plotësisht në çdo aspekt”, ka thënë ai, raporton “EO”.

Më tutje, ai ka theksuar se më e vështirë ka qenë për studentët të vitit të parë, e që tash kanë dalë në vitin e dytë pa mbajtur asnjë ligjëratë në mënyrë fizike.

“Sidomos ata të vitit të parë që tashmë kanë dalë në vitin e dytë dhe nuk kanë ardhur asnjëherë të mbajnë ligjërata fizikisht, kështu që po shpresoj shumë që qeveria masat ashtu siç i ka marrë për konviktet që të hapen me kapacitete të plota, të gjejë edhe një zgjidhje që edhe fakultetet të hapen me kapacitete të plota ose së paku njëherë pjesërisht por pastaj totalisht”, ka thënë Abazi.

Nëse vendoset që prapë mësimi online të vazhdohet, Azizi ka thënë se do jetë një thyerje e madhe për studentët, por që prapë respektojnë secilin vendim duke thënë se shëndeti është mbi të gjitha.

“Do të jetë një thyerje shumë e madhe por që në rend të parë vendoset shëndeti publik, kështu që ne së bashku jemi që dy vite bashkë në të mirë dhe në të keq me rëndësi që të ruajmë veten, familjen dhe shëndetin e të gjithëve”, ka theksuar ai.

Mësimin në mënyrë fizike është duke e parë si esenciale edhe Lirim Gela, student në Fakultetin Juridik, në Universitetin e Prishtinës, i cili ka thënë se shkak i pandemisë kanë humbur shumë dhe nuk ka qenë i efektshëm.

“Studentët prej fillimit të pandemisë kanë humbur shumë, pasi që mësimet të gjitha janë mbajtur online, për shkak të pandemisë. Andaj me mësimet online studentët kanë humbur shumë, sepse nuk ka qenë efekti i njëjtë si në mënyrë fizike dhe mendoj që duhet të filloj sa më shpejtë mësimi në mënyrë fizike dhe nuk duhet të presim më tutje por vetëm ti kthehemi normalitetit”, ka thënë Gega.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët palestinezë kanë thënë se Izraeli ka zhvilluar bastisje në…