Studenti i UBT-së zhvillon aplikacion për informim mbi linjat e autobusëve në Kosovë

19 tetor 2018 | 10:57

Studenti i Fakultetit të Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë, Urim Haxhiu ka krijuar një aplikacion të quajtur “Autobusët Kosovë”, që do të shërbejë për informimin e qytetarëve për kohën e udhëtimit të linjave të autobusëve në gjithë Kosovën.

Momentalisht, aplikacioni ndodhet në Google Play Store dhe është funksional për tërë territorin e Kosovës, ndërkaq ideja për krijimin e tij ka ardhur duke e parë nevojën e madhe të qytetarëve për t’u informuar saktë dhe në kohë mbi të gjitha linjat e autobusëve.

“Ideja për këtë aplikacion lindi për shkak të kërkesave të mëdha sepse qytetaret shpesh nuk janë të informuar rreth orareve të udhëtimeve. Për krijimin e këtij aplikacioni kam pasur mbështetje edhe nga profesorët e UBT-së”, ka treguar Urimi.

Ai shpreson se në të ardhmen të ketë bashkëpunim me të gjitha kompanitë e linjave të autobusëve, në mënyrë që udhëtarët e tyre të jenë më të informuar për kohen e udhëtimeve.

Ky aplikacion është një ndër të shumtit që Urimi ka zhvilluar përgjatë tri viteve të studimit në UBT, mirëpo ky aplikacion është njeri ndër më të suksesshmit deri tani dhe është pritur shumë mirë nga të gjithë përdoruesit.

Linku për shkarkimin e aplikacionit “Autobusët Kosovë”:

https://play.google.com/store/apps/details?id=haxcorporation.autobusatkosove

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri Gianluigi Buffon ka shprehur mendimin se Kylian Mbappe e…