Studentja Adea Shabani, shpallet e zhdukur në Amerikë – Policia nis kërkimin (Video)

02 mars 2018 | 22:11

Kërkohet Adea Shabani 25 vjeçe, e cila ka humbur në Los Angeles, California, javën e kaluar.

Adea studion për aktrim, dhe është shqiptare nga Maqedonia. Autoritetet Amerikane tashmë janë vënë në kërkim.

Një studente aktrimi është zhdukur në Los Angeles javën e kaluar dhe tani miqtë dhe familja janë në kërkim të 25 vjeçares e cila ishte vendosur në këtë vend për të ndjekur ëndrrën hollivudiane.

Adea Shabani, shqiptare nga Maqedoni herën e fundit u pa më 23 shkurt afër bllokut 1700 në Wilcox Avenue, disa blloqe larg Teatrit të Famshëm Kinez në mes të Hollywood.

“Adea nuk është parë apo dëgjuar dhe familja e saj është e shqetësuar për sigurinë e saj”, tha policia.

Shabani është nga Maqedonia derisa prej më pak se dy vjetësh jetonte në Los Angeles.

Nëna e saj tashmë ndodhet në SHBA dhe ka angazhuar hetues privat për rastin.

Secili që ka ndonjë informacion lutet që të lajmërojë policinë.

View image on Twitter

Sharing for @LAPDHQ. Missing Person Adea Shabani. F/W 25 yrs old, 5’5”, 130 lbs, blonde hair, blue eyes. Believed to have been in Santa Clarita Feb. 23. Have info call LAPD M/P Unit 212-996-1800; afterhours 1-877-LAPD-24-7 or LACrimestoppers 1-800-222-8477. Refer #18-0607081

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Gjilanit është përfituese e projektit të dytë nga…