Studentja Elda Maxhuni, pjesë e listës së Vetëvendosjes për asambleiste në Vushtrri

14 gusht 2025 | 01:52

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Vushtrri ka publikuar listën zgjedhore për Asamblenë Komunale. Pjesë e kësaj liste është edhe studentja e dalluar e Fakultetit Juridik, Elda Gani Maxhuni, nga fshati Maxhunaj i Vushtrrisë. Ajo do të garojë me numrin 33. Më poshtë është njoftimi i plotë i kandidatit për kryetar të Vushtrrisë, Sylejman Meholli, për kandidimin e Eldës si asambliste.

Mirë se vjen Elda!

Jemi të lumtur që Listës së Fitores të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri i bashkohet edhe Elda Maxhuni nga familja e shquar Maxhuni nga fshati Maxhunaj.

Elda meriton mbështetjen dhe admirimin pasi ka përmbledhur forcën dhe vullneti e hekurt për angazhim e ndryshim në rrethana aspak të lehta pasi para pak jave vdekja e hershme ja mori babain mbështetësin e saj kryesor!

Elda është studente e dalluar e Fakulteti Juridik në Universitetin e Prishtinës dhe vajzë e dalluar për punë e aktivitete vullnetare. Ajo ka qenë prezantuese e moderatore e dalluar e aktiviteve publike sidomos në kohën sa ishte gjimnaziste e dalluar në Vushtrri.

Maxhunajt si lokalitet janë fshati që i kanë dhënë besim e votë Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri më shumë se çdo fshat e lokalitet tjetër në Komunën e Vushtrrisë, në zgjedhjet nacionale 2021 dhe 2025 andaj meritojnë dhe do ta kenë zërin e tyre në Listën Fituese me Elda Maxhunin një e re e kuadër që premton shumë. Na priftë e mbara!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bartësi i listës zgjedhore nga radhët e PDK-së në Drenas,…