Stuhi shiu e breshër në Dukagjin

05 gusht 2020 | 09:51

Reshje të dendura shiu bashkë me erëra kanë përfshirë Kosovën që nga mëngjesi i sotëm.

Përveç shiut, në Pejë, Istog e Junik po bie edhe breshër. Situatë e njëjtë pritet të vazhdojë përgjatë gjithë ditës edhe në rajone tjera të Kosovës.

Në disa rajone ekziston potencial real për krijimin e super-stuhive të cilat mund të prodhojnë erëra të fuqishme dhe breshër. Gjithashtu priten edhe reshje të rrëmbyeshme shiu të cilat në shumë rajone mund të shkaktojnë edhe vërshime. Temperaturat do të shënojnë ulje, shkruan gazeta Sinjali.

Sipas meteorologëve, parashikimi për disa rajone është alarmante.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania i ka shënuar 741 raste të reja të koronavirusit…