Suarez krenohet me 400 golat si futbollist profesionist

25 dhjetor 14:46

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez shënoi në një “gol të rrumbullakët”, sa iu përket statistikave, ndaj Real Madridit në “El Clasico”-n e së shtunës.

Një kulm i madh për të, sepse hapi serinë e golave të fitores së Barcelonës në “Santiago Bernabeu”, çka do të thoshte numri 70.000 i golave të Ligës së Spanjës (La Liga) dhe, gjithashtu, rrumbullakosi 400 gola në llogarinë e tij të veçantë si futbollist profesionist.

“Shumë i lumtur për të arritur 400 gola si një futbollist profesionist. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar sulmuesi uruguaian në “Twitter”. Suarez erdhi te Barça në verën e vitit 2014 dhe tashmë ka shënuar 131 gola me fanellën e skuadrës katalanase.

400 golat e Luis Suarez

Nacional de Montevideo – 12 gola
Groningen – 15 gola
Seleccion de Uruguay – 49 gola
Ajax – 111 gola
Liverpool – 82 gola
FC Barcelona – 131 gola

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez shënoi në një “gol të…