Suarezi, afër ribashkimit me Messin

22 dhjetor 2023 | 13:22

Gjigantët amerikanë të Inter Miami planifikojnë të sjellin në Majemi edhe një tjetër ish-lojtar të Barcelonës.

Bëhet fjalë për “bomberin” uruguaian, Luis Suarez, me negociata të cilat kanë nisur prej disa javësh dhe tashmë është arritur çdo detaj, teksa e vetmja gjë, që ka mbetur është firma e kontratës, e cila do jetë fillimisht 1-vjeçare, me opsion rinovimi për një vit ekstra, nëse gjithçka shkon si duhet në MLS.

Sipas raportimeve të fundit të gazetarit Fabrizio Romano, Suarezi pritet të fluturojë ditët në vijim drejt Miamit për të finalizuar detajet përfundimtare të kontratës në dhjetor, pas përfundimit të kontratës me brazilianët e Gremio.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukrainasit që jetojnë në Gjermani nuk do të preken nga…