Suarezi largohet mes lotësh nga Nacionali

07 nëntor 2022 | 11:53

Luis Suarez u rikthye në vendlindje për ta veshur përsëri fanellën e klubit të zemrës Nacional. Sulmuesi uruguaian luajti në 16 ndeshje duke dhënë kontributin e tij me tetë gola e tri asistime.

Nacional arriti të fitoj titullin e kampionit në Uruguai dhe sulmuesi veteran është i gëzuar që ka dhënë kontributin e tij. 35-vjeçari është larguar nga Nacional pas tre muajve qëndrim dhe këtë e ka bërë në mënyrë emocionuese në festën e titullit.

“Ka ardhur koha dhe para së gjithash dua t’ju falënderoj për gjithçka. Siç thashë pak më parë, u ktheva për ju dhe sepse doja të kthehesha. Secili nga ju duhet të vazhdojë të jetë krenar që jemi në një nivel global dhe njerëzit flasin për atë që bënë tifozët e Nacional, dhe kjo është merita juaj. Dua të falënderoj shokët e mi të skuadrës. Ata mund të kenë mësuar diçka, por unë po marr me vete një grup fantastik. Po marr me vete kujtimin e të gjithëve dhe dua të falënderoj këta tre bukuroshë të mrekullueshëm (për djemtë e tij që e shoqëruan) që më dhuroi gruaja ime”, ka thënë Suarez.

“Ta shohë vetën të dal kampion me fanellën që kam lindur këtu është një ëndërr e realizuar. Shihemi më vonë, nuk do të luaj më, por nuk dihet nëse do të rikthehem në klub pas një kohe”, ka deklaruar Suarez, i  cili pritët të transferohet në elitën e futbollit amerikan.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politika aktuale e Beogradit, në njërën anë mban qëndrim të…