Suarezi në vend të Salahut në Liverpool

15 prill 2021 | 20:14

Luis Suarez në vend të Salah, skenari i bujshëm zbulohet në Spanjë

Liverpool në verë pritet të pësojë ndryshime. Një nga lojtarët që është në pikëpyetje për vazhdimësinë me The Reds është sulmuesi Mohamed Salah.

Pasi ka fituar thuajse gjithçka me anglezët ai dëshiron të provojë një eksperiencë tjetër. Liverpool nga ana tjetër nuk mund të qëndrojë duarkryq.

Në Spanjë raportojnë se në rast se Salah largohet, atëherë në vend të tij te Liverpool do të rikthehet sulmuesi Luis Suarez, i cili aktualisht është pjesë e Atletico Madrid.

Uruguaiani ka qenë pjesë e anglezëve në periudhën 2011-2014 dhe ka shënuar 69 gola me fanellën e ekipit të Premier League. Edhe atë e josh idea për t’u rikthyer.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izraeli ka shënuar 73-vjetorin e pavarësisë me aktivitete të ndryshme…