Subjektet politike nuk arrijnë të promovojnë demokraci dhe barazi gjinore

04 shtator 2021 | 16:49

Demokracia në Veprim ka njoftuar se nga 167 kandidatë që janë pjesë e garës për të parin e komunës, vetëm 13 prej tyre janë gra.

“Në afër 75% të komunave të Kosovës nuk ka asnjë grua që garon për t’u zgjedhur si kryetare e komunës. Ndërsa, nga gjithsej 270 bartës të listave të subjekteve politike, grave u është besuar kjo pozitë në vetëm në 34 raste”.

“Nuk është rast më i mirë i përfshirjes së grave as në listat zgjedhore, sipas modelit ‘zebër’ – ku çdo i dyti kandidat i përket gjinisë tjetër, subjektet politike edhe në këto zgjedhje janë mjaftuar me respektimin e kriterit pothuajse minimal ligjor prej 30%. Nga 5,239 kandidatë të certifikuar për kuvendet komunale, vetëm 1,943 prej tyre janë gra, apo vetëm rreth 37%”, është thënë në njoftimin e Demokracia në Veprim.

Demokracia në Veprim u rikujton subjekteve politike se gratë përbëjnë gjysmën e popullsisë së vendit, andaj anashkalimi i tyre nuk i shërben demokratizimit të partive e as barazisë gjinore dhe ofrimit të mundësive të barabarta për të dy gjinitë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar…