Subjektet politike shprehin pëlqimet për koalicione parazgjedhore

08 gusht 2019 | 08:58

Ndonëse ende nuk është shpërndarë Kuvendi si dhe nuk janë shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme, shumica e subjekteve politike kanë filluar t’i shprehin pëlqimet e tyre për koalicione parazgjedhore.

Parimisht partitë janë deklaruar se do të garojnë të vetme, por pa përjashtuar koalicionet, shkruan “Epoka e re”.

Përderisa LDK-ja deri më tani nuk ka bërë publike pëlqimet, PDK-ja ka lënë të hapur opsionin për bashkëpunim me ndonjë subjekt të vogël.

Kurse LV-ja është shprehur pro koalicionit me LDK-në.

Ndërkaq AAK-ja vazhdon të jetë e hapur për koalicion me Nismën, AKR-në dhe PSD-në.

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se kjo parti do të bëjë koalicion me qytetarët e Kosovës. “Mendoj se ky është një vendim që i takon kryetarit dhe kryesisë së PDK-së. Deri më tani nuk kemi pasur një debat të tillë, por parimisht mendojmë se duhet të shkojmë të vetëm në këto zgjedhje, ndoshta me ndon- jë bashkëpunim me ndonjë sub- jekt më të vogël. Mirëpo, siç thashë, këto janë çështje që i takojnë kryesisë së PDK-së. Koalicioni i vetëm që ne kemi në këto zgjedhje është koalicioni me qytetarët e Kosovës, diçka që his- torikisht PDK-ja ka bërë edhe në të kaluarën”, është shprehur Hoxhaj.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka dalë nga shtypi numri i gjashtë i revistës për…