“Succession” dominon çmimet “Emmy 2020”

22 shtator 2020 | 11:46

Edhe çmimet Emmy, në edicionin e tyre të 72 iu përshtatën kushteve të pandemisë, duke u shfaqur për herë të parë në historinë e tyre pa publik.

Ka dominuar “Succession”, si seriali më i mirë i vitit, por edhe aktori, regjia dhe skenografia më e mirë. Miniserialet më të mirë u shpallën “Ozark”, që kishte 9 nominime dhe “Watchmen”, më 11 të tillë.

Në kategorinë e komedisë u vlerësua “Schitt’s Creek”, prodhim kanadez. Aktorja më mirë u shpall 24-vjeçarja Zendaya për rolin e saj protagonist në serialin “Euphoria”.

Qershia mbi tortë ishte bashkimi i liderëve të serialit më të pëlqyer të të gjitha kohërave “Friends”, Jennifer Aniston, Courteney Cox e Lisa Kudrow.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi të dielën në mbrëmje filloi mbrojtjen e titullit kampion…