Suedia goditet nga katër shpërthime brenda disa minutave

31 gusht 2023 | 17:57

Policia suedeze është njoftuar për dy shpërthime në Goteborg në adresa të ndryshme në një periudhë kohore prej 10 minutash.

Sipas policisë, të dy vendet janë rrethuar dhe hetimet janë duke vazhduar, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Një orë më vonë, u raportuan edhe dy shpërthime të tjera, një në Norsborg – në jug të Stokholmit dhe tjetri në Nykopin, rreth 100 kilometra në jug të kryeqytetit suedez, shkruan The Guardian.

Bëhet e ditur se të katër shpërthimet ndodhën në ndërtesa banimi, ndërsa policia ka thënë se është shumë herët për të folur mbi motivet e shpërthimeve.

Suedia ka kohë që po përpiqet t’i frenojë rritjet e të shtënave me armë dhe shpërthimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shitja dhe konsumimi i pijeve alkoolike në parqe, plazhe dhe…